Inter-Barça, superndeshja që ndez Ligën e Kampionëve
Zllatan Ibrahimoviç dhe Samuel Eto kanë mundësinë më të mirë t’i japin fund argumenteve se cila ka përfituar mes Barcelonës dhe Interit gjatë shkëmbimit të dy sulmuesve në merkaton e verës.
Për shkak të “kapriços” së shortit, dy sulmuesit do të debutojnë në Ligën e Kampionëve me ekipet e reja, pikërisht kundër ish-skuadrave të tyre, ku fituan tituj dhe lavdi.
Të gjitha biletat në dispozicion për këtë ndeshje janë shitur brenda pak kohësh që në momentin e parë dhe sot pritet një atmosferë e zjarrtë në “San Siro”.
Natyrisht, e gjithë vëmendja është e përqendruar te Ibrahimoviç dhe gjatë gjithë kësaj jave nuk kanë munguar deklaratat dhe kundërdeklaratat e protagonistëve në lidhje me rikthimin e sulmuesit suedez në stadiumin ku për tre vite rresht ishte i preferuari i tifozëve.
“Prej meje ai do të marrë një përqafim të madh, nuk e di çfarë do të bëjnë tifozët, pati deklaruar Hoze Mourinjo. "Do ta takoj me përzemërsi në fillim të ndeshjes, pastaj, për 90 minuta nuk dua t’ia di për emrin e tij.”
Por Ibra dhe Eto nuk janë ish-ët e vetëm në këtë përballje. Maksuell dhe Tiago Mota do të luajnë edhe ata kundër ish-skuadrave të tyre. Po ashtu, edhe Mourinjo ka qenë zëvendëstrajner i katalanasve në vitet 1996-1997, në kohën kur spanjollët drejtoheshin nga Bobi Robson.
Interi është mundur vetëm një herë nga ekipet spanjolle në San Siro nga 15 ndeshje të luajtura kundër iberikëve gjithsej në Kupat e Europës.
Formacionet e mundshme:
Inter (4-3-1-2): H. Sezar; Maikon, Lusio, Samuel, Kivu; Zaneti, Mota, Stankoviç (Muntari); Shnajder; Eto, Milito. Tr. Mourinjo. Të gatshëm:Toldo; Kordoba, Santon; Stankoviç, Vieira; Suazo, Baloteli
Barcelona (4-3-3) - Valdes; D. Alvesh, Pujol, Pike, Maksuell; Ture, Ksavi, Keita; Henri, Ibrahimoviç, Mesi. Tr. Guardiola Të gatshëm: Pinto; Abidal, Markez; Injesta, Buske; Xhefren, Pedro