Liga e Kampioneve, Inter-Barça ndahen në barazim
Super sfida e kësaj mbrëmje, ajo mes Interit dhe Barcelonës përfundoi në barazim të bardhë 0-0. Kampionët e Spanjës kontrolluan totalisht lojën, por pa arritur dot të krijojnë raste për shënim. Ndeshja tjetër e grupit F, ajo mes Dinamos së Kievit dhe Rubin Kazanit përfundoi në favor të vendasve me rezultatin 3-1.
Në ndeshjet e grupit E, skuadrat pritëse të Liverpulit dhe Lionit fituan respektivisht nga 1-0 përballë Debrecenit dhe Fiorentinës.
Në grupin G, spanjollët e Seviljas arritën një fitore të pastër 2-0 përballë modestëve të Unirea Uzircenit. Ndërkohë që Shtutgarti nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi 1-1 në shtëpinë e vet përballë rivalëve të Renxhersit.
Olimpiakosi i Pireut fitoi minimalisht 1-0 kundër Alkmarit në ndeshjen e vlefshme për grupin H. Ndërkohë, po në këtë grup Arsenali arriti të kthejë disavantazhin e dy golave duke fituar 3-2 në fushën e modestëve të Standard Liezhit.