Ministrat e rinj betohen sot para Topit
Ceremonia pritet të zhvillohet rreth orës 10:00 në selinë e presidencës. Pas dekretimit të ministrave të rinj të hënën e javës së shkuar nga presidenti Topi, lista shkoi në Parlament, ku u miratua me shumicë votash mbrëmjen e së mërkurës, pas një seance maratonë prej më shumë se 5 orësh.
Ndërkohë që sot, kabineti qeveritar pritet të bëjë betimin para kreut të shtetit, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën për të udhëhequr vendin për gjatë katër viteve të ardhshme.
Ndërkohë që sot, kabineti qeveritar pritet të bëjë betimin para kreut të shtetit, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën për të udhëhequr vendin për gjatë katër viteve të ardhshme.