E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter-Juve San Siro pret sfiden e urrejtjes

MILANO- Inter dhe Juventus do te perballen te dielen ne mbremje ne ate qe njihet ndryshe si derbi i Italise.

Ne San Siro do te zhvillohet nje beteje epike ndersa perballe do te jene dy prej skuadrave me te urryera te Serise A.

Duhet te ulim tonet per ate cfare ka ndodhur jashte fushe dhe ti ngreme ato ne fushe deklaroi sot trajneri i Interit Rafa Benitez duke tentuar te zbuse disi pragsfiden. Natyrisht qe ka nje rivalitet te madh mes dy skuadrave ndersa bardhezinjte kane gjithnje uri per te fituar. Nuk ka dyshim se i kemi shanset per te fituar tha Benitez.

Ai e quajti me vend ftesen e Anjelit per nje sjellje te ndershme mes Interit e Juves. Une vij nga nje kampionat ku ne fushe mund te rrish pa probleme. Inter-Juve eshte e rendesishme por kemi shansin ti tregojme botes se mund te kete respekt mes dy ekipeve shtoi spanjolli.

Nderkohe kolegu i tij Xhixhi Del Neri u shpreh se ne kete ndeshje nuk kenaqet me nje barazim sidomos pas proves se mire ndaj Mancester Sitit. Perballen dy skuadra me shume emer do te jete nje ndeshje e vecante pasi ka shume antagonizem. Por une nuk kenaqem me nje barazim. Agresiviteti eshte arma jone plus tha Del Neri.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›