E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga Vllaznia fiton ne shtepine e Beses

KAVAJE- Superliga ka zhvilluar sot dy ndeshjet e tjera te javes se 6-te ku perballja me e rendesishme ajo mes Beses dhe Vllaznise ka perfunduar me fitoren 0-1 te skuadres shkodrane.

Ndeshja ne Kavaje ka qene teper e tensionuar sidomos ne minutat e fundit. Besa kerkonte te arrinte fitoren e pare kete kampionat por shpresat e skuadres qe drejtohet nga Daiu moren nje goditje te rende ne minuten e 40-te kur Cikalleshi doli me karton te kuq. Ai goditi topin pas fishkellimes se gjyqtarit Jorgji dhe ky i fundit i nxorri kartonin e dyte te verdhe cka u kontestua shume nga vendasit.

Ne minuten e 82-te Vioresin Sinani realizoi golin e fitores per Vllaznine ndersa ndeshja u mbyll me protestat e ashpra te futbollisteve te Beses ndaj arbitrit. Nderkohe po sot Teuta arriti fitoren e dyte radhazi duke mundur 1-0 ne Niko Dovana Shkumbinin. Ndeshja u vendos nga nje gol i Cotes ne minuten e 8-te ndersa ne pjesen e dyte Shenaj i Peqinit u dergua urgjent ne spital per nje hemorragji qe erdhi pas nje perplasje koke me koke me nje kundershtar.

SUPERLIGA
Laci-Bylis 3-1
Dinamo-Elbasani 2-1
Flamurtari-Kastrioti 3-0
Sot
Teuta-Shkumbini 1-0
Besa-Vllaznia 0-1
3 Tetor
Skenderbeu-Tirana
RENDITJA
Dinamo 15
Flamurtari 13
Laci 10
Vllaznia 10
Skenderbeu 9
Tirana 8
Elbasani 8
Teuta 8
Shkumbini 5
Kastrioti 4
Bylis 3
Besa 3

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›