E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, Kolarov në vend të Kivu

Pas operacionit ditën e djeshme, Kivu po e merr veten dhe sipas mjekëve, do të qëndrojë në spital edhe për gjashtë apo shtatë ditë të tjera. Ende nuk mund të thuhet koha e saktë kur ai mund të rikthehet në lojë, por e sigurt është se ky sezon ka përfunduar për rumunin. Kolarov mund të jetë zëvendësuesi i tij.Megjithatë, Gabriele Oriali, njeriu     që drejton merkaton zikaltër, shprehet i rezervuar: “Kemi gjithë muajin përpara, do të mendohemi”. Transferimi i Goran Pandev në “San Siro” mund të jetë çelësi për kalimin e serbit, që pëlqehej nga Mourinjo edhe para dëmtimit të Kristian Kivu.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›