E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, Meta mbledh ambasadorët; Italia ndihmë

Meta informoi ambasadorët e pranishëm mbi situatën në terren dhe mbi masat e marra nga Qeveria për përballimin dhe kapërcimin me dëme sa më minimale të situatës së krijuar.  Gjithashtu, në emër të Qeverisë shqiptare, Meta u kërkoi Ambasadorëve kontributin e vendeve të tyre për menaxhimin sa më efikas të emergjencës si dhe u garantoi atyre një komunikim të vazhdueshëm dhe transparent, duke i siguruar njëkohësisht për koordinimin e asistencës që pritet të vihet në dispozicion. Po dje, Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë,  Franko Fratini mbi situatën e rënduar në zonat e përmbytura. Gjatë bisedës, është diskutuar mbi situatën e rënduar në veri të vendit, mbi problematikat e shkaktuara si pasojë e reshjeve të dendura të shiut si dhe mbi asistencën e nevojshme në terren për familjet e prekura nga përmbytjet. Fratini shprehu solidaritetin e Qeverisë italiane duke theksuar se ajo gjendet pranë Qeverisë dhe popullit shqiptar në këto momente të vështira. Gjithashtu, Fratini shprehu gatishmërinë e Qeverisë së tij për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme për kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj situate.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›