Goli në Tiranë transferon Bruno Alves në Barcelonë
Porto- 30 milionë euro vlen goli i mbrojtësit Bruno Alves në minutën e 93-të të sfidës Shqipëri-Portugali, të luajtur për eliminatoret e Kampionatit Botëror. Mbrojtësi i Portos dhe përfaqësues portugeze është shumë pranë transferimit tek ekipi blaugrana dhe duket se goli i shënuar në 'Qemal Stafa' ka qenë vendimtar.
Spanjollët janë gati të nënshkruajnë me Alves për një shifër të përafërt me 30 milionë euro. Ditën e djeshme babai i Brunos, Uashington, bëri me dije se i biri do të kalojë nga Porto në një ekip të madh.