E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, Moratti: Meritonim barazimin

Bosi zikalter pergezon Milanin pergolin e bukur, por shton se ndeshja duhej te mbyllej ne barazim.

Massimo Moratti nuk e ka fshehur hidherimin per humbjen e Interit ne derbin e djeshem 1-0. Presidenti zikalter, me nje fytyre ku dukej qarte zhgenjimi, ka pranuar se ne kete ndeshje te rendesishme per zikalterit, gjerat nuk shkuan mire.

“Milani fitoi ndeshjen e tij pasi realizoi nje gol shume te bukur dhe tre brazilianet e sulmit luajten shume mire. Ne luajtem ndeshjen tone dhe nje barazim mendoj se do ishte rezultati me i drejte”, theksoi presidenti Moratti.

Ai komentoi gjithashtu edhe episodin e fundit te takimit ku arbitri nxorri kartonin e kuq ndaj mbrojtesit Materazzi, i cili protestoi ashper ndaj gjyqtarit kryesor. “Fundi i ndeshjes ishte i tepruar por jo nga ana jone”, perfundoi bosi zikalter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›