E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mijatovic: Reali eshte kompletuar

“Pankina e ketij viti eshte me cilesore se ajo e sezonit te shkuar. Edhe pse na thone se nuk kemi zhvilluar merkato, Reali ka blere Van der Vaart dhe rimorrem De la Red, i cili po e merre veten", thote drejtori sportiv.

Humbja e Robinho-s dhe deshtimi ne perpjekjen per te marre Cristiano Ronaldo-n e kane bere skuadren e Real Madrid, nje prej klubeve me te dobeta ne levizjet e merkatos se veres.

Per kete situate flet drejtori sportiv i skuadres, Pedrag Mijatovic ne nje interviste te gjate dhene per gazeten “AS”. “Pankina e ketij viti eshte me cilesore se ajo e sezonit te shkuar. Edhe pse na thone se nuk kemi zhvilluar merkato, Reali ka blere Van der Vaart dhe rimorrem De la Red, i cili po e merre veten. Gjithashtu nje tjeter hyrje eshte edhe Javi Garcia”, thekson Mijatovic.

Me tej, ai ka folur edhe per portugezin Ronaldo. “E dinim se kjo marreveshje ishte shume e veshtire per t’u arritur, jo sepse nuk kishim fuqi ekonomike ose sepse ai nuk deshironte te vinte, por sepse Manchester United nuk e la te lire”, shtoi serbi, duke pohuar se shitja e Robinho-s ka qene nje veprim i zgjuar i skuadres.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›