Sergio Ramos, Chelsea e City e shenjestrojne

Ne kampin e Real Madrid bien kembanat e alarmit. Skuadrat angleze kerkojne te shkepusin nga “Santiago Bernabeu” mbrojtesin Sergio Ramos, kontrata e te cilit me klubin kampion ne Spanje, skadon ne vitin 2013.
Dy klubet me te pasura te Premier League, Chelsea dhe Manchester City, kane nisur “luften” per te blere nje tjeter “merengues” pas perplasjes per brazilianin Robinho ku “citizens” fituan. Sipas disa mediave spanjolle, lojtari i kombetares iberike i ka kerkuar shoqerise te vleresoje ofertat, duke hedhur nje hap drejt largimit nga Real Madrid.
Sergio Ramos ishte nje nga shtyllat kryesore te mbrojtjes se Spanjes ne Euro 2008. Ne kete eveniment rane ne sy cilesite e lojtarit spanjoll, i cili tashme duket se kerkon te provoje nje eksperience te re larg Madridit ku eshte rritur profesionalisht dhe fizikisht.