Premier League, arbitri kerkon falje per penalltine

Pasi dha nje 11 metersh te paqene per te zotet e shtepise ne minuten e 60-te, te shnderruar nga Rooney, Styles eshte penduar aq shume sa ka menduar t’i kerkoje falje skuadres se Bolton.
E rralle por e besueshme…nese ndodh ne Angli. Arbitri i ndeshjes Manchester United-Bolton, Rob Styles ka pranuar gabimin e bere ne 90 minuteshin e takimit, duke i kerkuar falje skuadres mike.
Pasi dha nje 11 metersh te paqene per te zotet e shtepise ne minuten e 60-te, te shnderruar nga Rooney, Styles eshte penduar aq shume sa ka menduar t’i kerkoje falje skuadres se Bolton, e cila protestoi gjate ne rastin e akordimit te 11 meretshit.
Ne momentin e dhenies se penalltise, ndeshja ishte fiksuar ne shifrat 0-0 dhe kjo ka bere qe nderhyrja e “xhaketes se zeze” te ndikoje ne gjithe rrjedhen e takimit. Pas ketij veprimi, Styles rrezikon nje pezullim te gjate nga Shoqata e Arbitrave Angleze.