E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, Mourinjo kërkon gjysmën e ekipit të Udinezes

Interi i Mourinjos kërkon gjysmën e ekipit të Udinezes, ose më saktë, pëlqen shumë 4 lojtarë të kësaj skuadre: Asamoah, Inler, D'Agostino dhe Quagliarella. Mourinjho i kërkon të gjithë t’i ketë në skuadrën e tij për vitin e ardhshëm.

Tekniku portugez është mahnitur nga këta futbollistë në dy ndeshjet direkte në të cilat është përballur dhe i ka shprehur dëshirën e tij Moratit t’i blejë në merkaton e verës. President Morati, bujar si gjithmonë, po mendon seriozisht për t’i sjellë në ekip këta lojtarë.

Problemi më serioz është çmimi i lojtarëve, pasi dihet se Pocot, nuk i shesin kurrë lirë talentet e tyre. Një tjetër problem jo pak serioz, është se për të gjithë lojtarët ka një konkurencë të fortë si brenda Italisë, ashtu edhe jashtë saj.
(Corriere dello Sport)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›