E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet makina e golave Rud van Nistelroi

Madrid - Rud van Nistelroi është rikuperuar plotësisht dhe është i gatshëm t’i rikthehet stërvitjes me Realin e Madridit. Holandezi ka qëndruar jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë si pasojë e një dëmtimi të pësuar në gju.

Megjithëse do t’i rikthehet stërvitjes, sulmuesit Nistelroi do t’i duhet pak kohë për të qenë i gatshëm të aktivizohet. Sipas gazetës “Sport”, sulmuesi i Realit të Madridit mund të luajë në tre ndeshjet e fundit, kundër Vilarealit, Majorkës dhe Osasunës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›