E Diel, 1 Nëntor 2026

Evra: Mançesteri sikur luajti përballë fëmijëve

Londër - Futbollistët e Mançesterit kanë filluar të ironizojnë Arsenalin pas fitores së bujshme 3-1 të arritur mbrëmë në “Emirates Stadium”. Kjo ishte ndeshja e kthimit për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, pasi edhe takimi i parë në Mançester pati përfunduar në favor të vendasve me rezultatin 1-0. Futbollisti i radhës që thumbon londinezët është francezi Patris Evra.

“Para ndeshjes thuhej se Arsenali luan mirë dhe se do të na eliminonte neve. Por, përveç fitores bindëse, ne nuk u vumë asnjëherë në vështirësi nga sulmi i vendasve. Mua personalisht mu duk sikur po luanim përballë 11 fëmijëve”, deklaroi Evra pas përfundimit të ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›