Inter, Shnajder do jetë, një armë më tepër për Mourinjon
Një ditë para sfidës delikate ndaj Rubin Kazanit, më në fund tekniku nga Setubali mund të marrë frymë i qetë. Shnajder kishte pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë dhe u detyrua të mos luajë në ndeshjet ndaj Bolonjës, Barcelonës, Fiorentinës dhe Juventusit.
Ish-mesfushori i Realit të Madridit ka rezultuar vendimtar për zikaltrit: nga 11 ndeshje ku ai ka luajtur, Interi ka fituar tetë, pa pësuar asnjë humbje. Me rikthimin e tij, rikthehet edhe mesfusha në formë rombi, me Kambiaso, Stankoviç, Mota (ose Muntari) dhe Zaneti që do të luajë në mbrojtje, por këtë herë në krahun e majtë, duke qenë se Kivu është i skualifikuar.
Kurse në krahun e djathtë rikthehet Maikon, mungesa e të cilit është ndier shumë në manovrën sulmuese në dy takimet ku ai ka qenë i skualifikuar. Ndërkaq, drejtuesit kanë vendosur të mbyllin katin e tretë të “San Siros”, për të krijuar një ambient më të “ngrohtë”. Sipas parashikimeve, rreth 50 mijë spektatorë do të jenë nesër në stadium.