“Gërdeci”, Minxolli: Në fabrikë u punësuan edhe fëmijë
Njëra prej grave që humbi të birin, babain dhe kunatën në këtë tragjedi, Zami Durda ka shpjeguar se në momentin e tragjedisë djali i saj 6-vjeçar po luante aty pranë.
Ajo ka shpjeguar më pas edhe rrjedhën e ngjarjeve për të birin, i cili u ndaj nga jetë rreth dy javë më vonë pas ndodhjes së tragjedisë për shkak të djegieve të shumta në një spital në Brindizi në Itali.
Gjithashtu, sot ka dëshmuar edhe ish-drejtori i fabrikës së demontimit Dritan Minxolli, duke deklaruar se predhat në Gërdec, kishin nisur të demontohen që në janar të 2008-s, tre muaj para se të ndodhte tragjedia. Për këtë, u shpreh Minxolli kishte nga përfaqësuesi i kompanisë SAC Patrik Henri dhe administratori i ALBA Demil, Mihal Delijorgji per te drejtuar fabriken.
Ai ka pranuar para togave të zeza se kishte punësuar në këtë fabrikë edhe fëmijë, duke mos bërë dallim moshe, ndërkohë që ka shtuar se fabrika nuk është inpektuar asnjëherë nga ekspertët e ushtrisë për respektimin e rregullave të sigurisë. Gjatë dëshmisë, ai ka kërkuar nga gjykata se duhet të dënohet vetëm për pjesën që kishte faj.
Në këtë proces gjyqësor janë të përfshirë 29 persona, tre prej të cilëve në qeli. Ata dyshohen se kanë qenë të implikuar në këtë ngjarje të rëndë të ndodhur më 15 mars të vitit 2008.