Inter del nga ai ferr, fiton 1 me 0

Inter ka arritur të lë prapa ferrin e rezultateve të dobëta të pësuara me radhë. Pas 3 humbjeve dhe një barazimi, Inter ka arritur të mposhtë Palermon me rezultat 1 me 0.
Madje për të arritur këtë gol u përkujdes mbrojtësi i Palermos Garcia i cili në minutën e 64 shënoi në rrjetë të gabuar. Pas kësaj fitoreje, Inter kalon në pozitën e katërt tabelare me 31 pikë të tubuara./Indeksonline