Lajm i keq për Bayernin

Mbrojtësi i Bayern Munchen, Holger Badstuber do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit në Bundesligë pas dëmtimit të pësuar në ligamentet e gjurit gjatë supersfidës së djeshme kundër Borussia Dortmund.
Badstuber i cili sapo u rikuperua nga një dëmtim muskular dhjetë ditë më parë, u rrëzua keq pas një dueli me mesfushorin e Dortmund, Mario Gotze në pjesën e parë të takimit në "Allianz Arena".
Bayern konfirmoi mungesën e reprezentuesit gjerman deri në maj të vitit 2013 .