Interesante në Serie A

Serie A ka filluar të bëhet çdo ditë e më interesant. Pas fitores së Juventusit, Milanit, Napolit, fitoreve u janë gëzuar edhe skuadrat tjera që garojnë për një vend në garat evropiane.
Lazio e ka mposhtur Parmën me rezultat 2 me 1. Roma ka arritur fitore të madhe përball Sienës me rezultat 3 me 1. Udinese e ka shpartalluar Cagliarin me rezultat 4 me 1.
Që nga pozita e parë deri në të 7-tën gjërat janë të hapura për një vend në Ligën e Kampionëve duke bërë Serien A një kampion interesant këtë vit./Indeksonline/