E Diel, 1 Nëntor 2026

Hair Zeqiri zgjidhet futbollisti i shtatorit

Cmimi

Hair Zeqiri mesfushori i Flamurtarit eshte perzgjedhur Futbollisti me i mire i muajit shtator nje trofe i ri qe tashme do te ndahet cdo muaj nga shoqata sportive Sporti na bashkon e mbeshtetur nga disa sponsore perfshire perfaqesuesit shqiptare te Denim Gillette dhe Levis. Hair Zeqiri 22 vjec fitoi midis 15 te perzgjedhurve nga nje panel ekspertesh te futbollit sistemit te votimit me mesazhe dhe telefonata e ku ne konsiderate u moren vetem kater ndeshjet e para te Kategorise Superiore per kete edicion. Zeqiri nje ish-lojtar i Kombetares U-21 te Shqiperise eshte nje prodhim i paster i shkolles vlonjate. Ne futbollin profesionist ka debutuar ne sezonin 2005-2006 dhe tashme eshte shnderruar ne nje lojtar titullar i padiskutueshem per skuadren e tij. Ne maj te ketij viti ai realizoi nje gol te rende ne finalen e Kupes se Shqiperise ndaj Tiranes duke vendosur fitoren 2-1 dhe duke i dhuruar trofeun Flamurtarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›