Jeta e re e Lorik Canes me Haxhin
Largimi i Frenk Rajkard nga stoli i Gallatasarait dhe emerimi i George Haxhit ka ndryshuar sezonin e Lorik Canes. Tashme mund te thuhet me plote gojen se mesfushori shqiptar ka nisur nje jete te re ne radhet e gjiganteve turq. Ndryshimi ka qene i dukshem ne sfiden derbi ku Gallatasarai barazoi 0-0 ne fushen e Fenerbaces. Ato qe perfliteshin u konfirmuan Haxhi ka besim te plote te 27-vjecari duke e aktivizuar si titullar ne nje sfide delikate. Ne anen tjeter ky vleresim i ka rritur moralin Canes i cili nuk e ka zhgenjyer trajnerin e tij. Kuqeziu luajti me zemer duke sakrifikuar per skuadren. Momenti me domethenes ishte minuta e 19 kur Fenerbace kishte dy shanse te shkelqyera per shenim fillimisht me Niang e me pas me Emre. Por te dyja gjuajtjet kane gjetur barrieren me emrin Lorik Cana i cili e ka frenuar topin me trup. Ai luajti 65 minuta ende nuk eshte rikuperuar plotesisht nga demtimi ne kavilje duke i lene vendin Serkan Kurtulush. Ne momentin e daljes mesfushori eshte duartrokitur fuqishem nga tifozet.