E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter kualifikohet në Kupën e Italisë

Skuadra e Interit është kualifikuar në raundin e katërt të Kupës së Italisë pas fitores prej 4-0 ndaj ekipit që garon në Serie B, Cittadella. Jonathan e hapi serinë e golave (18′), ndërsa Rodrigo Palacio e dyfishoi rezultatin nga penalltia (31′), ndërkohë që Simone Pekorini u përjashtua me karton të kuq. Palacio realizoi golin e dytë personal në fraksionin e dytë (59′), ndërsa Andrea Ranocchia shumë shpejt shënoi golin e katërt të zikaltërve (63′).

Në raundin e katërt, zikaltërit do të luajnë ndaj Trapanit që po ashtu luan në Serie B dhe në rast të kualifikimit në të tetën e finales do të luajnë ndaj Udineses. Ndërkaq, në qoftë se të dy klubet nga Milano kualifikohen në çerekfinale të Kupës së Italisë, atëherë në këtë fazë do të kemi derbin e Madoninës me Milanin.

Në ndeshjet e tjera të Kupë së Italisë nuk munguan as surprizat. Kështu Xhenoa u eleminua nga pika e bardhë e 11-metërshit nga Specia, Palermo u skualifikua nga Verona e Luka Tonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›