Pse u zëvëndësua Messi?

Tata Martino bëhet trajneri i vetëm nga 48’ sa ishin në klubin katalunas Barcelona, që startoi me fitore 7:0. Asnjëherë më herët një fitore kaq e thellë nuk ishte realizuar nga Barcelona në xhiron e parë, por fitorja e madhe dhe plotësisht e merituar pati një befasi që po konsiderohet e keqe apo më shumë e çuditshme. Mediat madriliene e cilësuan si lëndim, kurse ato katalunase si zëvendësim të qëllimtë të trajnerit Martino.
Nuk ështe zakonshme që të shohim se si lojtari më i mirë në histori të futbollit të largohet nga loja në minute e 71’ gjë e cila nuk ndodhi që nga viti 2010.
Po flitet se Messi u zëvendësua për shkak të lëndimit, ndërsa disa thonë se Tata Martino e largoi nga loja thjeshtë për shkak të epërsisë shumë të lartë. E vërteta e gjithë këtij tregimi do të merret vesh të hënën./indeksonline/