KB Peja me një supertransfer

Peja është lëshuar seriozisht në rrjedhat e përforcimit të ekipit para fillimit të sezonit të ri, ku ajo do të garoj në ETC Superligën e Kosovës dhe Ligën Ballkanike.
Lojtari i shumë skuadrave të njohura evropiane , Frederick House, është transferi i fundit për ekipin kampion aktual të Kosovës, KB Peja. House (35) gjatë karrierës së tij ka luajtur për ekipet se Tau dhe Valencia të Spanjës, Lietuvos Rytas nga Lituania, Partizani i Serbisë dhe së fundmi për ekipin amerikanTexas Legend.
Në bazë të përvojës House është lojtari më i njohur që ka luajtur ndonjëherë në basketbollin kosovar. Ai ka luajtur edhe në ligën më të fortë në kontinentin e vjetër – Europalegaue. Sezonin e fundit ai ka pasur një mestare prej 8 pikëve të shënuara, 1.4 kërcimeve dhe 1.1 asistime. Amerikani është përforcimi i dytë i huaj për ekipin pejan. Më herët verdhëzinjtë kanë angazhuar kroatin Vedran Moroviç.