Juventusi shkel Lazion për të fituar Superkupën e Italisë

Juventusi është treguar super skuadër, duke e mposhtur Lazion me rezultat të thellë, 4-0, për ta fituar me këtë rast Superkupën e Italisë.
Kampioni aktual italian u tregua superior ndaj fituesit të Kupës së këtij shteti, ku aktivizohet edhe futbollisti kosovar, Lorik Cana.
Paul Pogba e hapi goleadën e Bianconerëve në minutën e 23-të, ndërsa Giorgio Chiellini e shtoi avantazhin në minutën e 52-të.
Sikur të mos mjaftonte kjo. Stephan Lichsteiner e ngriti epërsinë e ekipit të Antonio Contes vetëm dy minuta më vonë (54’), kurse përforcimi Carlos Tevez i dha vulë këtij takimi në minutën e 57-të, duke e realizuar golin e parë zyrtar për ‘Zonjën e Vjetër’./indeksonline/