E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, lëndohen Maicon e Ranocchia

Kriza e rezultateve duket se nuk i ka mjaftuar Interit. Skuadra Nerazzurre së fundmi po përballet edhe me lëndime të lojtarëve.

Në ndeshje me Olympique Marseillen, e vlefshme për të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, nënkampioni italian humbi dy lojtarë të rëndësishëm të repartit defanziv.

Mbrojtësi Douglas Maicon pati një zgjatje të muskulit, lëndim ky që do ta lë jashtë fushës së blertë për 2-3 javë.

Kurse, qendër mbrojtësi Andrea Ranocchia po ashtu pati një tërheqje muskulore, në kofshën e këmbës së djathtë, kështu që mbrojtësi italian pritet të mungojë 4-5 javë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›