Prandelli: Milan-Juve nuk e vendos titullin

Përzgjedhësi i Italisë në futboll, Cesare Prandelli, thotë se ndeshja derbi e kësaj fundjave në Seria A mes Milanit dhe Juventusit nuk do të jetë vendimtare në garën për titull.
Kuqezinjtë aktualisht kanë një pikë më shumë se Bardhezinjtë, të cilët megjithatë kanë një ndeshje më pak, dhe djelmoshat e trajnerit Massimilliano Allegri mund ta shtojnë avantazhin nëse nxjerrin pikë të plota nga ndeshja e nesërme.
“Sipas mendimit tim, është ende herët të flitet për një ndeshje vendimtare. Sezoni do të jetë ende i gjatë dhe këto dy skuadra do të luftojnë për titull deri në fund”.
“Edhe Milani edhe Juventusi kanë qenë skuadra shumë të qëndrueshme këtë sezon, dhe kanë një identitet mirë të definuar. Pres një ndeshje të ekuilibruar. Këtë vit Serie A është shumë fascionuese”, ka thënë Prandelli.