Inter marrezi per Arshavin dhe Van Persin
Mes shume emrash qe qarkullojne mesohet se drejtori teknik i Interit ka vene ne shenjester dy elemente ne vecanti qe jo me larg se te merkuren kane treguar se jane dy kampione te vertete. Keta lojtare jane rusi Andrej Arshavin dhe holandezi Robin Van Persi. Te dy futbollistet kane vulosur me nga nje gol fitoren e Arsenalit ndaj Barcelones. Drejtuesit e klubit zikalter per pasoje kane filluar te levizin drejt Londres ne tentative per te kuptuar nese ka gjasa qe te fillohet nje tratative me skuadren angleze. Arshavin dhe Van Persi sipas asaj qe ka publikuar uebsajti britanik caughtoffside.com cilesohen nga Interi si dy lojtare shume te rendesishem per sezonin e ardhshem.