Dy grupe lufte me arme ne qytet
Qyteti i Mamurrasit eshte perfshire mbreme ne nje konflikt midis dy grupeve te armatosura. Dy mjete me te rinj shkembyen zjarr per disa minuta kunder njeri-tjetrit duke terrorizuar banoret. Ngjarja ndodhi ne mes te qytetit mbreme rreth ores 2000. Fatmiresisht ne momentin e ngjarjes nuk ka pasur kalimtare te cilet mund te mbeteshin viktima te plumbave. Mbi 35 goditje shenja plumbash u evidentuan ne qepenat e disa dyqaneve qe ishin mbyllur ne ate ore cka deshmon se mes dy grupeve eshte zhvilluar lufte. Policia mberriti ne vendin e ngjarjes por ende nuk ka te arrestuar. Nderkaq jane shoqeruar 15 persona. Banore qe nuk pranuan te identifikoheshin thane se plumbat kishin perfunduar edhe ne shtepite e tyre. Sipas policise ne vendin e ngjarjes jane gjetur gjurme gjaku por asnjeri prej te rinjve te plagosur nuk rezulton te kete kerkuar ndihme mjekesore. r.n