Sejdiu: Konsulta të gjera për datën e zgjedhjeve
Prishtinë- Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka mohuar që të ketë marrë një ftesë nga presidenti maqedonas Gjeorgje Ivanov, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit. “Presidenti Sejdiu është shumë i sigurt se nuk ka marrë ftesë nga Qeveria Maqedone. Jo, jo, jo ! Unë nuk kam kurrfarë ftesë, kur të jenë rrethanat e përshtatshme unë absolutisht do të kem dëshirë edhe Presidenti i Maqedonisë të jetë në Kosovë edhe unë të jem në Maqedoni. Prandaj ne do të jemi në kontakte të vazhdueshme si dy vende. Republika e Kosovës do të nxitojë kualitetshëm të ecë në hapat e vet dhe për ne është me rëndësi që të bëjmë hapa pozitivë brenda vendit, por edhe në raporte ndërkombëtare”-deklaroi presidenti Sejdiu.
Për sa i përket dekretimit të datës së zgjedhjeve, Sejdiu tha se “OSBE-ja s’ka kërkuar, ajo është një faktor mbështetës për Kosovën. Unë do t’i përmbahem afateve ligjore. Brenda këtyre pak ditëve do të fillojë konsultat me partitë politike dhe t’ju them me përgjegjësi shumë të veçantë: akordanca e partive politike për datën e zgjedhjeve do të jetë miratim edhe i imi”.
Sejdiu shtoi se do të ketë konsulta serioze me përfaqësuesit e partive politike dhe e përbashkëta e këtyre bisedave do të jetë vendim për datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokal.