E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter mohon trukimin e ndeshjeve

Skuadra e Interit ka reaguar me vonesë duke mohuar spekulimet sezikaltërit janë të përfshirë në skandalin e trukimit të ndeshjeve. Gazeta italiane "Il Giornale" ka publikuar një raport sipas të cilit drejtësia italiane është duke hetuar skuadrën e Interit për përfshirje në trukimin e disa ndeshjeve, të cilat i mundësuan fitimin e titullit të Serisë A në sezonin e kaluar. Pas këtij lajmi, prokurorët publik në Milano kanë mohuar spekulimet e "Il Giornale" duke thënë se ata nuk janë duke e hetuar Interin, ndërkohë më vonë edhe vetë zikaltërit kanë reaguar duke mohuar përfshirjen e tyre në trukimin e ndeshjeve. "Dëshirojmë të theksojmë se ajo që thuhet në gazetën 'Il Giornale' nuk ka të bëjë aspak me të vërtetën. FC Internazionale Milano dëshiron të përsërisë se një gjë e tillë nuk ekziston. Zyra e prokurorit në Milano e ka mohuar këtë gjë dhe ka deklaruar se nuk do të ketë hetime të autoriteteve të Interit për sezonin 2007/2008. Skuadra do ta mbrojë imazhin e saj në secilën mënyrë të mundshme", thuhet në deklaratën zyrtare të klubit. Dy kanë qënë momentet më të dyshimata penalltia e humbur nga Marko Materazzi në San Siro kundër Sienës dhe mospërfshirja e suedezit Ibrahimoviç në disa ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›