G99 konfirmohet si subjekt politik

G99 konfirmohet si subjekt politik. Në krijim një lëvizje e shoqërisë civile, G99 ndryshon drejtim, duke vendosur të hyjë në zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti si një parti. Kryetari i kësaj partie të re Erion Veliaj, deklaron se vendimi për të marrë pjesë në politikw,lidhet me nevojën për të ndryshuar realitetin shqiptar si pasojë e keq-qeverisjeve dhe poltikave të tranzicionit.Lideri i G99 deklaron se partia e tij nuk do të bëjë pjesë në kuoalicionin që bashkon votat për të shkatërruar vendin, por në kuoalicionin e njerëzve që ndërtojnë.Duke e konsideruar Partinë G99 si një shoqëri aksionere të njerëzve të lirë, lideri i saj Erion Veliaj, ka bërë të ditur se kjo forcë e re politike do të vetëfinancohet nga kontributi i antërëve të saj.