E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter në finale të Kupës, takohet me Palermon

Inter ka arritur të kualifikohet në finalen e Kupës së Italisë, kjo pasi pas dy ndeshjeve gjysmëfinale, eliminoi Romën.
 

"Zikaltërit"  barazuan 1-1 në shtëpi, por ky rezultat ishte i mjaftueshëm për tu kualifikuar në finale pasi në ndeshjen e parë kishte fituar në “Olimpico” 1-0. Golin për Interin e shënoi Eto, ndërsa për Romën, Boriello.
 

Inter në finale do ta ketë përballë skuadrën e Palermos, e cila eliminoi kampionin e ri të Italisë Milanin, pasi arriti barazim 2-2, ndërsa dje e mposhti në shtëpi 2-1. Skuadra e cila vitin e kaluar fitoi tre trofe, ka gjasa qe të paktën këtë sezon të fitoj diçka në finalen e Kupës së Italisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›