E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo kalon Puskasin

Nga Express më 11 maj 2011 në ora 15:14

Pas 4 golave të shënuara të shtunën që shkoi ndaj Sevillës, Cristiano Ronaldo ka shënuar 3 të tjerë të martën mbrëma ndaj Getafes.

Ky ishte hat-tricku i gjashtë këtë sezon në La Liga për yllin portugez, një shifër të cilën nuk e kishte arritur asnjë futbollist në histori të kampionatit spanjoll.

Ai shënoi një gol me të djathtën, një me të majtën, një me kokë. Ronaldo është perfekt. Kështu shkruajnë mediat spanjolle për ish futbollistin e Manchester United. Këta tre gola i kanë shërbyer për një objektiv të dyfishtë.

I pari ishte se iu afrua edhe më tej rivalit të madh, Leo Messi, që ka shënuar 52 gola këtë sezon, 3 më shumë se portugezi. Ky i fundit udhëheq megjithatë në La Liga ndaj argjentinasit, 36 me 31. Ndërkohë, objektivi i dytë ishte ai i mposhtjes së rekordit historik të madrilenëve.

Asnjë futbollist nuk e ishte kaluar kurrë rekordin e legjendës Ferenc Puskas, i cili në sezonin 1959/60 shënonte 47 gola. Këtë e arriti të martën mbrëma mesfushori ofanziv portugez, i cili arriti në kuotën e 49 golave në sezon, në të gjitha kompeticionet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›