Interi në finale të Kupës
.jpg)
Zikaltërit kanë mbajtur gjallë shpresat për të fituar një trofe këtë sezon duke u kualifikuar në finale të Coppa Italia.
Me rezultat të përgjithshëm prej 2-1 (1-0 në Olimpico dhe 1-1 në Meazza), Interi e ka eliminuar Romën në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Gjysma e parë e takimit nuk dha shumë për t`u shijuar dhe u mbyll me rezultatin e fillimit.
Ndërsa në pjesën e dytë (58’), Samuel Eto`o regjistroi golin e 34 të sezonit në të gjitha garat duke ia siguruar finalen ekipit të tij.
Marco Borriello shënoi me kokë (84’) për t`i dhënë shpresa Romës për kualifikim eventual, mirëpo në vazhdim Giallorossët nuk e shënuan golin që i dërgonte në finale.
Në finalen e 29 majit, Interi do të luajë kundër Palermos që në gjysmëfinale eliminoi Milanin.