Feston City, shkon në Ligën e Kampionëve

Nga Express më 11 maj 2011 në ora 13:17
Manchester City kishte festë të mërkurën mbrëma. Ekipi i udhëhequr nga Roberto Mancini e arriti objektivin e vetë. Sezonin e ardhshëm ‘Citizens’ do të luajnë në Ligën e Kampionëve.
Pikët e fundit të garantuara për pozitën e katërt kanë arritur nga përballja direkte me Tottenhamin, në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e 33-të.
Takimi është vendosur nga një autogol i sulmuesit Peter Crouch. Ekipi i Harry Redknapp dështoi të kualifikohet për herë të dytë rresht në kompeticionin më të rëndësishëm evropian të futbollit.