E Diel, 1 Nëntor 2026

Inter nuk tradhton, 2-0 ndaj Rubin Kazan, kalon grupin

Interi luajti më mirë se rusët duke e merituar plotësisht fitoren dhe kualifikimin. Samuel Eto shënoi i pari për zikaltrit në minutën e 31’ pas një pasi me finte të Balotelit. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat. Në të dytën SuperMario Baloteli shënon ne te 64' një supergol me një goditje dënimi nga 34 metra larg portës duke vulosur fitoren dhe kualifikimin e zikaltërve. Ndeshja rezervoi edhe shumë raste të tjera për të dyja ekipet por nuk mundën të konkretizohen në gol.

Inter – Rubin Kazan 2-0
shenues: Eto 31, Baloteli 64'
Inter (4-2-1-3): Huloi Sezar; Maikon, Lusio, Samuel (15’ Kordoba), Zaneti; Stankoviç (59' Kambiaso), Mota, Shnaider; Baloteli (78' Muntari), Eto, Milito.
Rubin Kazan (4-4-2): Ryzhikov; Salukvadze, Popov, Cesar Navas, Kaleshin; Semak, Murawski, Noboa (81’ Bystrov); Ryazantsev (84' Baliaykin), 10 Dominguez, 61 Karadeniz (74' Kasaev).

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›