E Diel, 1 Nëntor 2026

Rehn: Bojkoti i Kuvendit, s’është kriter demokratik

“Është e rëndësishme që të gjithë të kontribuojnë ndaj një dialogu më të mirë politik në Shqipëri. Kjo nuk është një menyrë evropiane e të bërit politikë duke bojkotuar parlamentin. Ndaj bej apel ndaj çdokujt që mund të garantojë përmirësimin e kushteve në menyrë që ky bojkot parlamentar të marrë fund”, u shpreh Rehn.

Ai ka theksuar se një nga kriteret e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë, është edhe stabiliteit politik. “Por, një nga kriteret kyçe politike të Kopenhagenit, më duhet të them se është stabiliteti politik dhe pjekuria demokratike. Bojkoti parlamentar për nga përkufizimi, është në kundërshtim me pjekurinë demokratike", vijoi Rehn.

Në të njëjtën linjë ishte edhe ministri i Jashtëm suedez, Karl Bild, vend i cili mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. "Unë do t'u bëja apel liderëve në Shqipëri që të pranojnë se për ta çuar këtë vend përpara, ata duhet të ulen", tha Bild.

Kjo konferencë  e organizuar me këshillin e bashkëpunimit rajonal të presidencës suedeze kishte në fokusin e saj përpjekjet e rajonit për kapërcimin e krizës ekonomike dhe bashkëpunimin e vendeve të ballkanit në rrugën e tyre drejt integrimit europian. Në të morrën pjesë 200 zyrtarë të lartë të rajonit, vendeve anëtare të Ballkanit, Shteteve të Bashkuara, Zvicrës dhe Norvegjisë. Pjesëmarrësit e konferencës dhanë mbështetjen e tyre të fuqishme për integrimin europian të ballkanit në tërësi dhe shtynë qeveritë përkatëse të përparojnë me shpejtësi në rrugën e reformave. 

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›