Presidenti turk, Gyl nis sot një vizitë në Tiranë
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Gyl do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit, si presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama.
Presidenti turk pritet të mbërrij rreth mesditës në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Gyl gjatë distës së sotme do të vizitojë edhe kolegjin e njohur turk në Tiranë, ‘Turgut Ozal", nga ku do të hedhë simbolikisht themelin e Kampusit të Universitetit Epoka.
Gjatë së premtes, Gyl do të mbajë një fjalim në Forumin e Biznesit shqiptaro-turk. Ndërkohë, së bashku me bashkëshorten, kreu i shtetit turk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e çeljes së qendrës kulturore “Yunus Emre”. Me sa duket xhumanë, presidenti Gyl do ta falë në xhaminë e Ethem Beut në qendër të Tiranës, vizitë e cila është e parashikuar edhe në axhendë.
Kjo është vizita e dytë e një zyrtari të lartë turk në vendin tonë. Kujtojmë se kryeministri i Turqisë, Rexhep Taj Erdogan vizitoi vendin tonë më 26 qershor të këtij viti, në ceremoninë e hapjes së tunelit të Kalimashit.