Ronaldinho nuk garanton qëndrim

Ronaldinho ka thënë se është i pasigurt rreth vazhdimit të qëndrimit në Milan për sezonin e ardhshëm, pas shënimit të dy golave në fitoren 3-0 ndaj Juventusit në xhiron e fundit të kampionatit italian, të shtunën.
Milan përfundoi sezonin në pozitën e tretë në Serie A, ndërsa i pyetur nga Sky TV nëse është 100 për qind i sigurt se do të jetë në klub edhe sezonin e ardhshëm, Ronaldinho u përgjigj: “Nuk e di”. Ylli brazilian ka kontratë me Milanin deri në fund të sezonit të ardhshëm.