Tafaj: Arsimit shqiptar do t’i japin pasaportën evropiane
Për këtë arsye, të gjitha drejtoritë arsimore të vendin kanë marrë sot letrat e urimit.
“Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta, si prind, si koleg, si Ministër i Arsimit dhe Shkencës dhe si mik i Juaji”, thuhet në letrën e Tafaj, ku dita e 7 marsit cilësohet si simboli i kujtimit të mësuesit, respektit dhe nderimit për misionin e vështirë, por edhe fisnik, që përmbushin në arsimimin e brezave.
“Sigurisht në këtë rrugë të gjatë secili prej Jush ka meritën dhe kontributin e tij të çmuar”, thuhet në letrën e urimit, ku Tafaj përgëzon punën e mësuesve në thellimin e reformave në arsim, për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të emrit të Shqipërisë.
“Duke e konsideruar këtë përkushtim dhe profesionalizëm si garancinë më të madhe për modernizimin e arsimit”, Tafaj u siguron mësuesve përmes urimit mbështetjen e tij për t’i dhënë arsimit shqiptar pasaportën evropiane.