E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonus per Shqiperine, Hungaria pa Borash

Portieri i pare i kombetares hungareze, Gabor Babosh nuk do zbrese ne tapetin e gjelber per takimin kunder kuqezinjve.

Lajme te mira per kombetaren e Shqiperise, te pakten keshtu vijne sinjalet nga skuadra e Hungarise, ku kuqezinjte do ndeshen ne daten 11 tetor per te ruajtur vendin e pare te klasifikimit ne Grupin 1.

Portieri i pare i kombetares hungareze, Gabor Babosh nuk do zbrese ne tapetin e gjelber per takimin kunder kuqezinjve. Kete e ka konfirmuar tekniku i kundershtareve, Ervin Koeman, sipas te cilit, Babosh nuk eshte rekuperuar plotesisht nga nje demtim. Gardiani i Hungarise luan ne Holande ku mbron ngjyrat e klubit NEC Nijmegen. Ai ndien ende dhimbje ne shpine dhe kjo ka bere qe Kuman te mendoje se ai nuk do te jete i gatshem per sfiden e 11 tetorit. Demtimi nuk konsiderohet serioz, dhe besohet se Babosh do luaje kundEr Maltes, kater dite me pas.

Megjithate, Kuman nuk duket i shqetesuar, pasi dy dite me pare ka deklaruar se  beson se lojtaret do arrijne te permbushin objektin e kerkuar. "Kampionati hungarez nuk eshte ne nivelin qe te mund te mbeshtetem per eliminatoret. Per golin nuk do te jene vetem dy sulmuesit, por jane edhe lojtare nga mesi i fushes, kam pare se shenojne edhe Zoltan Gera, Sabolc Husti dhe Tamash Hajnali", ka theksuar holandezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›