Salihi: Hungarise ti marrim 3 pike

Kombetarja shqiptare ndodhet per here te pare ne krye te grupit per eleminatoret e nje boterori. Por lojtaret jane te vetedijshem qe pjesa me e veshtire fillon tani me dy ndeshjet e rradhes, kunder Hungarise dhe Portugalise.
“Jane ndeshje shume te veshtira. Objektivi jone kryesor jane 3 piket ne ndeshjen e pare me Hungarine, sepse Portugalia eshte nje skuader me e veshtire se Hungaria”, thekson sulmuesi Hamdi Salihi. Per keto takime ka folur edhe mbrojtesi i Vllaznise, Elvin Beqiri, sipas te cilit edhe barazimi me Hungarine nuk do te jete nje rezultat i keq.
Vetem 5 futbollistet qe luajne ne kampionatin shqiptar jane nisur drejt Budapestit, nderkohe qe atje do t’i bashkohen grupit tjeter te lojtareve qe per 6 dite do te jene nen urdhrat e trajnerit Haan. Nderkohe trajneri i kombetares portugeze ka publikuar listen e lojtareve per dy ndeshjet e radhes, ku bie ne sy rikthimi i Kristiano Ronaldos.