Inter turperohet ne San Siro

Inter mposhtet 4-3 në San Siro nga Atalanta duke i dhënë lamtumirën vendit të tretë që mbahet nga Milani, 8 pikë larg.
Zikaltërit kalojnë në avantazh me Rocchi (43’), por në pjesën e dytë Bonaventura barazon rezultatin (56’). Një dygolësh i Alvarez, i cili hyri në lojë duke zëvendësuar Cassanon e dëmtuar, i çoi shifrat në 3-1 duke krijuar përshtypjen se trepikëshi ishte siguruar për skuadrën e drejtuar nga Stramaccioni. Por, një 11-metërsh i shpikur nga arbitri bëri që Denis të shpërthente me një tregolësh nga minuta e 65 deri në të 77-n duke përmbysur rezultatin. Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Napoli mundi Genoan me rezultatin 2-0 duke forcuar pozitat në vendin e dytë, 4 pikë përpara Milanit. Golat u shënuan nga Dzemaili dhe Pandev. Rezultatet e ndeshjeve të tjera të ditës së dielë në Serinë A: Catania-Cagliari 0-0 Sampdoria-Palermo 1-3 Siena-Parma 0-0 Udinese-Chievo 3-1