E Diel, 1 Nëntor 2026

Del në treg libri më i ri i shkrimtarit satirik Luan Laze

Kur shkruan satira Luan Laze

735000_520750511300971_408484281_nSapo doli nga shtypi dhe është hedhur në treg libri më i ri i shkrimtarit satirik Luan Laze, me titull interesant dhe intrigues “Mendova se ishit njerëz”, nga shtëpia botuese “Erik”. Me parathënie të Armir Shkurtit, ky libër me 223 faqe, sjell për lexuesit përvojën jetësore të shkrimtarit në gjininë e aforizmave, paradokseve, tregimeve dhe eseve. Për lexuesit e gazetës po sjellim sot një këndvështrim të shkrimtarit mbi satirën dhe paradokset e tij, të shkëputura nga ky libër i sapo botuar. Shpresojmë që ky botim i ri do të pasuroje bibliotekën e çdo lexuesi qe kërkon më shumë se sa një humor i rëndomtë. Satira e Luanit është përtej asaj që konsumohet në ç’do spektakël, duke u konsideruar nga kritika letërsi e mirëfilltë satiro-humoristike. Prandaj edhe ky libër i njëmbëdhjetë i tij me siguri që do të mirëpritet nga lexuesi i kësaj gjinie të bukur dhe të mençur. Vështroni karikaturën dhe titullin në kopertinë dhe do të bindeni për përmbajtjen e saj.  

Aforizma-Paradokse

*Në kryqëzim pyeta lustraxhiun ku ndodhej lagja e të pasurve. Ai më tha: cilët, ata që kanë para, apo ata që kanë humor?
*Ai shkruante gjera të mençura, por vetëm të mençurit nuk i lexonin.
*Kuleta: lëkurë kafshe që na tregon sa vlen lëkura e njeriut.
* Të kërkosh të drejtën është shumë e drejtë. Të mos e fitosh kurrë atë, është akoma më e drejtë.

* Ka njerëz që pasuria nuk ua ngre dinjitetin. Disa të tjerëve varfëria nuk ua ul personalitetin.
* Idiotët: njerëz të aftë që drejtojnë mençurinë e budallenjve.
* Falenderoj bixhozin për fatin e mirë që kam patur. Sepse nuk kam luajtur asnjëherë.
* Seicili nga ne ka arrogancën e sasisë së parave të veta.
* Ata që thonë se ka dritë në fund të tunelit, asnjëherë nuk tregojnë se tuneli është i pafund.
* Para seksit lexonte kodin penal, para buke lexonte biblën, para gjumit lexonte ëndrra, para se të vidhte lexonte gazetat.
* Liria është një vlerë e paçmuar prandaj është mëkat tua dhurosh atyre që e përdhosin.
* Me të drejtën është shumica e njerëzimit. Prandaj sot varfëria ka mazhorancën.
* Gruas time i është mbushur mendja të martohet me mua. E tmerrshme!
* Prejardhja e njeriut nga majmuni nuk po ndalet edhe sot e kësaj dite.
* Dhjetë këshilla për një martesë të lumtur. E para: mos u martoni asnjëherë.
* Edhe burri shtrëngohet por jo për të pjellë fëmijë.
* Ajo ishte aq e zgjuar sa të mos e tregonte sekretin e injorancës së vet.
* Një biznesmen është shumë filantrop, sepse edhe pas vdekjes ka menduar për pasurinë. Ia ka lënë trashëgim vetes.
* Kur më rreh burri më bën shumë për të qeshur, sepse më gudulis.
* Nuk jam kundra shëndoshjes dhe kileve të tepërta. Por e keqja është se ato je i detyruar ti mbash gjithnjë me vete.
* Gjysëm budalla dukesh kur nuk flet. Gjysma tjetër të duket sapo hap gojën. * Të jesh sot njeri është kafshëri e vërtetë.
* Një deputet mund ta largosh nga fshati, por fshatin nuk e largon dot nga deputeti.
* Më pëlqen më shumë të ëndërroj se sa ti kem pranë. Përveç parave.
* Nëse do të kisha 2 milion euro do të ndihmoja të varfërit dhe jetimët. Por janë të pafat, sepse aktualisht kam 3 milion.
* Kur ishte i vogël dhe i varfër e nuk kishte me çfarë të luante babai i thoshte, merru me bibilushin tënd! Ky ves i ka mbetur edhe sot.
* Këngëtarja ankohej shpesh për dhimbje koke. Sipas saj kishte kafkë të vogël për gjithë ato tru.
* Kush paguan për të fituar të drejtën e tij ka ushqyer padrejtësi për të tjerët.
* Unë u tregova budalla që të gjeta ty. Ti ishe e mençur që më gjete mua.
* Të gjitha të vërtetat që janë thënë për të vërtetat, janë gënjeshtra.
* Kam mendim të keq për të gjithë ata që mendojnë mirë për mua.
* Të nxjerrësh një gënjeshtër të re nga gënjeshtrat e vjetra është balsami më i mirë për budallenjtë.
* Më i zgjuari i pasardhësve të majmunëve ende nuk beson se dikur këtu kanë jetuar alienët. Prandaj edhe më budallai i alienëve nuk pranon të lidhet me racën e majmunëve.
* Kur ishim të rinj kemi qenë të papjekur, e kur u poqëm nuk kemi më rini.
* Çdo absurd ka fillimin dhe fundin. Por fundi është më i gjatë se fillimi.
* Dikur burrat ishin në të vërtetë shërbëtorë të kombit. Tani kombet mbijetojnë për ti shërbyer burrave që i drejtojnë.
* I pari vlerësim emocionues dhe serioz që merr sapo të është rritur fëmija vjen me konsideratën: prind idiot!
* Një pikë gëzim është më i shëndetshëm se një maune ëndërrim.
* Mos shqetësoni veten duke menduar se ju paragjykojnë. Prapagjykimi do tiu ndjekë tërë jetën.

* Opozitë do të thotë të mos realizosh nesër gënjeshtrat e sotme.
* Shpesh herë dashuria me shikim të parë përfundon me një shikim për herë të fundit.
* Kush e kupton budallallëkun e vet është në hapat e para të mençurisë.
* Pluralizmi i martesave është një nga vlerat më të mira të demokracisë. Sepse e di që në fillim se nusja e dytë do të jetë më e keqe se e para.
* Optimizmi është një lloj besim se vuajtjet e së kaluarës do të ndjekin edhe në të ardhmen.
* Njeriu ka dy faqe, një për tu skuqur dhe një për tu rrahur. Të kishte edhe një tjetër për nderin, do ta përdorte.
* Gazetaria është i vetmi profesion që gënjen të tjerët për të mirën e vetes.
* Zgjedhje pa gënjeshtra nuk ka, ndërsa gënjeshtra të zgjedhura plot.
* Akademia më e lartë e artit të hipnozës është politika.
* Sa më shumë vizitojnë Shqipërinë aq më shumë vlerësojnë vendin e tyre.
* Nëse i thoni vetes budalla përpara pasqyrës i tillë është vetëm ai përballë, jo ju.
* Një qen rruge dukej sikur e kishin ngrënë qentë. Më tutje një njeri që dukej sikur e kishin ngrënë njerëzit.
* Fati i të mençurve varet nga sasia dhe cilësia e budallenjve.
* Injoranca është sukses, dituria bela e madhe. Prandaj ndiqni suksesin.
* Nuk do të ishim këta që jemi, nëse nuk do të ishim ata që kemi qenë.
* Nga gjinekologu deri tek arkeologu, kjo quhet jetë.
* Bashkëjetesat e palegalizuara janë të vetmet ndërtesa që kanë fatin të mos shkatërrohen nga buldozerët e përbuzjes.
* Sa mirë që je keq dhe sa keq që je mirë! Lumturia që na kënaq më shumë.
* Për tu bërë lezbik një mashkulli i duhet të kapërcejë dy ylberë. Ndërsa femrës që ta meritojë homoseksualizmin i duhet të përshkojë rrugën e kundërt.
* Nuk është e plotë lumturia nëse rreth e përqark ka edhe të tjerë që jetojnë si ju.
* Edhe me njerëzit duhet mbajtur periz. Disa nuk duhet ti përdorësh se të bëjnë dëm.
* Vetëm idiotët nuk e kuptojnë se farmacia nuk zgjat jetë por shkurton buxhete.
* Gjuha e njeriut gënjen për llogari të të zotit dhe kafshohet nga inati i tij kur i shpëton e vërteta.
* Gjithë gënjeshtrat që kam shkruar nuk kanë dalë prej mendjes sime por prej stilolapsit.
* Femra kini kujdes, mos i thoni burrit tuaj të vërtetën se ai është budalla.

****

Të shkruash satirë

Luan Laze  
Gjithnjë kam besuar se, çdo fjalë apo mendim kundra së keqes nuk është kurrë më e keqe se e keqja vetë. Këtë gjë mund ta realizojë artistikisht vetën satira. Viktor Hygoi më jep kurajo kur kujtoj thënien e tij se: në letërsi jam e madhja kundra të voglës, në politikë jam e vogla kundra të madhes. Të merresh me satirë është njësoj si ti deklarosh shoqërisë: unë do të kritikoj, ndërsa ju mos më doni, më pengoni, më urreni, më luftoni, më lini pa punë, pa respekt e vlerësime. Sepse kështu është e vërteta e këti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›