E Diel, 1 Nëntor 2026

Kliton Nesturi: Pse vendosa të bëj një dokumentar për aktorin Nikolin Xhoja

Intervistë me gazetarin dhe shkrimtarin Kliton Nesturi

New ImageAi është gjithnjë në lëvizje. Pas një mungese të gjatë në faqet e shtypit, Kliton Nesturi rikthehet sërish, kësaj here për të rrëfyer në lidhje me projektin e tij më të ri, dokumentarin Aktori që i ngriti vetes monument, kushtuar aktorit Nikolin Xhoja, premiera e së cilit do të jetë në Durrës, më 5 mars pasdite, në teatrin Aleksandër Moisiu. Ky dokumentar është prodhim i Drejtorisë së Programeve Satelitore në RTSH. Në një intervistë për gazetën Tirana Observer, Nesturi tregon se cila ishin arsyet që e çuan të realizonte një dokumentar për aktorin Nikolin Xhoja. Nestori tregon se si e ka organizuar dokumentarin. Gjithashtu ai flet edhe për gjininë e dokumentarit. Gjatë intervistës, Nesturi flet për dhe për letërsinë dhe planet e tij të ardhshme.

Prej një kohe të gjatë, ju jeni lëvroni gjininë e dokumentarit. Çilat ishin shtysat që ju çuan të realizonit një dokumentar për aktorin Nikolin Xhoja?
-Arsyet që më shtynë drejt Nikolin Xhojës ishin të shumta por kryesoret janë dy: e para, sepse unë e konsideroj Nikolin Xhojën një prej aktorëve të plejadës së artë të teatrit dhe filmit shqiptar, dhe e dyta, sepse qysh në fund të viteve 80 unë mbaj mend se fundi i jetës së tij ka qenë i mbështjellë nga një tis i dendur thashethemesh. Këtyre dy arsyeve, u shtoj edhe faktin e trishtë, që për Nikoin Xhojën deri më sot nuk ishte bërë asnjë realizimin dokumentar, nga autorët shqiptarë. Të vetmin dokumentar për të deri më sot, e ka realizuar një ekip i RAI-t, i cili më shumti e shihte Nikolin Xhojën si një aktor me gjysmë origjine italiane që ka kontribuar për artin shqiptar.
Çfarë sjell dokumentari juaj?
-I gjithë procesi i realizimit të këtij dokumentari ka zgjatur një vit. Së bashku me kameramanin Edmond Mukaj dhe gjithë stafin e punës kemi bërë një punë të detajuar në hulumtimin e ngjarjeve dhe gjetjeve të personazheve që kanë jetuar dhe punuar me Nikolin Xhojën. Veç kësaj, bashkë me drejtorin Pluton Vasi, kemi biseduar gjerësisht rreth mënyrës së trajtimit të Nikolin Xhojës në këtë dokumentar dhe mund të them se tashmë kemi hedhur dritë jo vetëm mbi  kontributin e tij si aktor, por edhe mbi fatin e tij tragjik që shoqëroi pjesën e fundit të jetës së tij. Kemi dashur që të vërtetës ti shkojmë deri në fund. Për këtë na kanë ndihmuar bisedat dhe kontakte me miqtë, kolegët dhe bashkëkohësit e tij, hulumtimi nëpër arkiva të ndryshme, etj. Ka qenë një punë jo e lehtë, plot përgjegjësi, ku na duhej të luftonim me kohën për të përmbushur misionin tonë. Nuk është edhe fort e lehtë që në këtë epokë të lëvizjes së lirë të njerëzve të rakordosh me ta kontaktet, takimet dhe intervistat. Por në fund mendojmë se kemi bërë më të mirën e mundshme.
Kush ju ka mbështetur në këtë projekt tuajin?
-Ky dokumentar është prodhim i Drejtorisë së Programeve Satelitore në Radio Televizionin Shqiptar dhe është realizuar brenda këtij kuadri. Mbështetja jonë më e madhe ka qenë ajo morale, prej njerëzve të ndryshëm, miqve dhe ish-kolegëve të Nikolin Xhojës, të cilët u treguan të gatshëm. Ky është një projekt ku u angazhuan shumë njerëz, të cilëve ju shpreh mirënjohjen time. Ishte e pamundur që pa punën, përkushtimin dhe ndihmën e tyre, ne të bënim të mundur realizimin e këtij dokumentari. Unë ndihem i privilegjuar që dokumentari për Nikolin Xhojën do ta ketë premierën në sallën e teatrit Aleksandër Moisiu, në Durrës, ku ai është një prej aktorëve që e themeluan atë.
Prej një kohe të gjatë, jo vetëm në Shqipëri,ju merreni me realizimin e dokumentarëve. Si e shihni zhvillimin  e kësaj gjinie në Shqipëri?
-Të merresh me realizimin e dokumentarit nuk është e lehtë. Unë kam patur fatin të punoj në projekte ndërkombëtare prej të cilave kam mësuar edhe nga përvoja e të tjerëve. Sa i përket zhvillimit të dokumentarit në Shqipëri, unë e quaj veten me fat që në një kuptim jam produkt i shkollës së TVSH. Ajo që konstatoj unë, është se në tv shqiptare, shpesh ngatërrohet koncepti i dokumentarit me atë të reportazhit apo kronikës speciale. Megjithatë, them se krahas emrave që kanë lënë gjurmë në dokumentarin shqiptar, si Mevlan Shanaj, Halil Kamberi, Ylli Pepo, Pluton Vasi, Dhimitër Gjoka, etj, ka edhe të rinj, për të cilët them se do ta thonë fort fjalën e tyre në të ardhmen e afërt.
Le të ndalemi pak te letërsia dhe publicistika. Ju jeni autor i pesë librave me poezi, tregime, një romani dhe një eseje monografike.  Që pas botimit të monografisë për Gjergj Bubanin, në 2010, ju nuk keni botuar më. A është kjo një heshtje që do të vazhdojë gjatë?
-Jo, nuk besoj se do vazhdoj gjatë kjo heshtje. Thjesht ka qenë një kohë refleksioni brenda meje. Botimi i monografisë për Gjergj Bubanin ka sjellë tek unë një ndjenjë më të madhe përgjegjësie për atë çka shkruaj dhe botoj. Letërsia për mua nuk është pasion, por qëllim. dhe unë hyj në kategorinë e atyre njerëzve dhe krijuesve që qëllimet e mia i çoj deri në fund. Sinqerisht kam patur oferta për të botuar, por në veten time e ndiej se ende nuk ka ardhur koha për të botuar diçka të re. Përballja me lexuesin dhe publikun, për çdo krijues serioz është përgjegjësi.
Cilat janë planet tuaja të ardhshme?
-Pas një mungese të gjatë, kam vendosur ti rikthehem publicistikës së shkruar, qoftë në vepra, ashtu edhe në faqet e shtypit. Prej kohësh, kam një ide pë të përmbledhur në një libër mjaft nga shkrimet mia që janë botuar ndër vite nëpër gazeta dhe revista të ndryshme  në Shqipëri dhe Kosovë, e ku një vend të rëndësishëm do të zënë edhe refleksionet dhe kritikat letrare, shumica e të cilave janë botuar në faqen letrare Pergamen, të cilën e kam drejtuar vite më parë në gazetën Tirana Observer. Sa i përket botimit të veprave letrare apo realizimit të ndonjë dokumentari të ri, plane kam, por ende është herët për të folur.

Intervistoi: Arze Bunguri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›