E Diel, 1 Nëntor 2026

Inter turperon Lazio-n ne Olimpico

Interi i Mourinho-s vazhdon serine e fitoreve edhe ndaj Lazio-s, duke i mundur keta te fundit 0-3 ne “Olimpico”.

Kampionet e Italise e kane nisur vrullshem ndeshjen, me golin e Samuel ne minuten e 2-te te takimit. Pak minuta para perfundimit te nje pjese te pare te ekujlibruar, Maicon jep nje kros nga e majta qe shnderrohet ne gol fale devijimit te Diakite.

Me rifillimin e lojes, Ibra shenon golin e trete nderkohe qe shqiptari Tare tashme ne rolin e drejtorit teknik, largohet me te kuq pas protestave per nje gol te anuluar te Lazio-s.

Me kete 3 pikesh, Interi forcon pozitat ne krye te Serie A me 36 pike, 7 me shume se Juventusi qe te dielen do te perballet me Lecce-n. Roma e Spaleti-t ka mundur me veshtiresi 1-0 Chievo-n fale golit francezit Menez, goli i pare per te me fanelen e kryeqytetasve dhe tashme ngjitet ne kuoten e 20 pikeve, momentalisht 4 pike larg zones Champions League.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›