Interesat e kredive, bankat kanë politika preferenciale
26/11/2009 Normat e interesit ende të larta, Banka e Shqipërisë nuk ul koston e lekut
Banka e Shqipërisë ka lënë normën bazë të interesit për monedhën vendase në nivelin 5,75 për qind. Ulja e fundit u bë në tetor të këtij viti, por ende nuk është reflektuar nga banka e nivelit të dytë në vendin tonë. Kjo situatë ka gjasa të mos ndryshojë deri në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, duke shtuar vetëm fitimet e bankave dhe duke mos lehtësuar konsumatorët e kredive. Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani, argumentoi dje pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, se ky vendim synon ruajtjen dhe konsolidimin e mëtejshëm të ekuilibrave makroekonomikë duke garantuar mbështetje monetare për ekonominë. Madje, edhe vetë përfaqësues të bankave të nivelit të dytë në vend kanë treguar në vëzhgimet e ndryshme të Bankës së Shqipërisë se nuk presin një lehtësim të normave të interesit deri në fund të këtij viti. Sipas të dhënave, interesat për kreditë e reja në lekë dhe në valutë vazhdojnë të mbartin politikat shtrënguese të kredidhënies nga sistemi bankar në përgjithësi dhe luhaten nga politika të izoluara preferenciale. Ecuria e normave të interesit të depozitave të reja në lekë dhe në euro, sipas BSH-së, ka rezultuar e qëndrueshme gjatë muajit shtator, duke mundësuar kthimin e depozitave në sistem.
Aktiviteti
Sa i takon inflacionit vjetor të çmimeve të konsumit në muajin tetor ai ka shënuar vlerën 2.3 për qind, duke qenë pothuajse në linjë me ecurinë e tij gjatë tremujorit të fundit. Sipas të dhënave që disponon Banka e Shqipërisë ka një ngadalësim të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2009. Kërkesa e jashtme për produktet shqiptare është reduktuar, sikurse ilustrohet edhe nga ngadalësimi i eksporteve gjatë kësaj periudhe, ndërsa investimet paraqiten në rënie. “Importet drejt vendit tonë kanë shënuar ritme pozitive rritjeje për herë të parë që prej muajit janar të këtij viti. Në terma vjetorë, ato u rritën me përafërsisht 1 për qind, shkaktuar nga norma pozitive e rritjes së importit të mallrave për konsum, ndërkohë që importet e mallrave të ndërmjetëm dhe ato kapitalë kanë rënë”, - nënvizoi Fullani.
Kreditimi
Në muajin shtator, portofoli i kredisë për ekonominë është rritur me ritme më të ulëta krahasuar me muajt e mëparshëm. “Në terma vjetorë, paraja e gjerë ka shënuar një rritje nominale prej 2.8 për qind në muajin shtator, kundrejt vlerës 4.5 për qind të shënuar në muajin gusht. Ritmi vjetor i rritjes së kredisë zbriti në nivelin 13.2 për qind. Ngadalësimi i kredisë është thuajse tërësisht pasojë e tkurrjes së kredisë në valutë, ndërkohë që kredia në lekë u rrit me 31 për qind në terma vjetorë. Pjesa më e madhe e kredisë së re, rreth 85 për qind e saj, është thithur nga bizneset dhe ka shkuar kryesisht për të mbuluar nevojat për likuiditet, ndërsa kredia për investime afatgjata paraqitet e reduktuar”, - tha Fullani. Sipas të dhënave, rritja e portofolit të kredisë për individë është zvogëluar si pasojë e tkurrjes së kredisë për konsum. Kredia për shtëpi dhënë individëve vazhdon të ruajë ritme rritjeje pozitive, duke mbetur në nivelin 5 për qind në terma vjetorë. Banka e Shqipërisë ka plotësuar nevojat për likuiditet në sistemin bankar me operacionet në treg të hapur. Oferta për financimin e kërkesës së qeverisë ka qenë e mjaftueshme duke mos ushtruar presione rritëse mbi interesin.
Treguesit fiskalë
Politika fiskale, sipas Fullanit, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2009 ka treguar shenja të zbutjes. Të ardhurat kanë shënuar një rritje të lehtë krahasimisht me muajt paraardhës, ndërkohë që vihet re një ulje e ritmit të kryerjes së shpenzimeve. “Në terma vjetorë, gjatë nëntë muajve të parë të vitit, të ardhurat buxhetore kanë shënuar një rritje prej 6 për qind kurse shpenzimet buxhetore prej rreth 22 për qind. Deficiti buxhetor mbetet në nivele krahasimisht të larta historike, por brenda limiteve të buxhetit të rishikuara së fundmi. Në një masë të madhe, ky deficit reflekton nivelin e lartë të shpenzimeve kapitale publike gjatë vitit 2009”, - tha Fullani. Sipas tij, shpenzimet publike dhe politika fiskale ekspansioniste kanë dhënë një kontribut të prekshëm në ruajtjen e aktivitetit ekonomik gjatë kësaj periudhe, por ato janë shoqëruar edhe me rritjen e presioneve në tregjet monetare. “Banka e Shqipërisë gjykon se politika fiskale duhet të vijojë të jetë e kujdesshme ndaj këtyre balancave në të ardhmen, si dhe të faktorizojë qëndrueshmërinë afatgjatë fiskale në hartimin dhe zbatimin e planeve buxhetore afatmesme dhe afatgjata”, - theksoi guvernatori Fullani.