Jugoret me pak dhune ndaj grave
26/11/2009 Dhuna ndaj “seksit të dobët” po vjen në zbehje në Gjirokastër dhe Sarandë, këtë vit 7 raste më pak
Për të gjitha është njësoj, pas rrahjes barbare vjen pendimi dhe keqardhja, por dhuna përsëritet
EDI MOLLA
GJIROKASTËR - Një 27-vjeçare, nëna e dy fëmijëve të mitur, prej disa vjetësh ishte dhunuar nga burri i saj. Por, qysh prej një viti, jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht, pasi implementimin i ligjit “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, që zyrtarisht ka hyrë në fuqi më 18 dhjetor të vitit 2006, u ka dhënë fund mundimeve, duke i dhënë mundësi nënës së dy fëmijëve, të mbajë larg burrin “grindavec” dhe të rrisë me dashuri dy engjëjt e saj.
Rrëfimi
“Në fillim kisha frikë ta denoncoja, pasi bashkëshorti im më kërcënonte me jetë, por në fillim të muajit qershor të vitit të kaluar, situata ime ndryshojë tërësisht, pasi specialistët për parandalimin e krimit më dhanë imunitet familjar dhe burri im për gjashtë muaj nuk kishte të drejtë komunikonte me mua. Ky fakt bëri që ai të ndryshojë qëndrim dhe bashkë jetojmë të qetë”, pohon për gazetën “Metropol”, V. D, nëna e dy fëmijëve.
Çajup Koshi, specialist për parandalimin e krimit në Drejtorinë e Policisë së qarkut Gjirokastër se gjatë vitit në jug të vendit janë denoncuar 10 raste të dhunës brenda familjes, shtatë më pak se një vit i parë. “Dhuna në familje është një fenomen i përhapur në shoqërinë tonë, por në rrethin e Gjirokastrës situata paraqitet disi e kënaqshme, duke e krahasuar me dy rrethe të tjera, si Tepelena dhe Përmeti”, thotë Koshi. Megjithëse, ka një sërë faktorësh që çojnë në dhunë në familje, kjo është e lidhur me pabarazinë dhe çekuilibrin e pushtetit në marrëdhëniet familjare. Shpeshherë dhunuesit shprehin keqardhje dhe viktima (gruaja) dëshiron ta besosh, që abuzimi nuk do të ndodhë më, po më pas ndodh përsëri dhe i druhesh pasojave.
“Dhuna përshkallëzohet nëse nuk merren masa për të ndryshuar situatën”, të thotë me pak fjalë Koshi, i cili nga përvoja e tij personale thotë se askush nuk e meriton të abuzohet verbalisht apo fizikisht dhe megjithëse ligji nuk mund të të mbrojë krejtësisht nga dhuna në familje, mund të të ndihmojë që t’i të mbrosh veten nga kjo dhunë.
Shqetësim, bashkëjetesa e të divorcuarve
Në rrethin e Sarandës
15 raste të denoncuar
Sensibilizimi në Ditën Botërore të Dhunës kundër Gruas, u është referuar treguesve dhe shifrave konkrete në aktivitetet e organizuara sot në këtë kuadër në qytetin e Sarandës. Zonja Lumuri Xhani, që për më shumë se 20 vite merret me trajtimin e problemeve të gruas dhe vajzave, thotë se shoqata e grave “Jona”, që ajo kryeson në cilësinë e koordinatores në Sarandë, ka krijuar besimin e duhur edhe në luftimin e përdorimit të dhunës mbi gratë. Si tregues të vendosjes së kësaj marrëdhënieje besimi të ndërsjellë, ajo përmend faktin që vetëm gjatë këtij viti në Sarandë shkon në 15 numri i grave që kanë denoncuar dhunën e ushtruar mbi to tek shoqata “Jona”.
Në dy raste ka qenë vlerësimi i situatës shqetësuese në familje nga shoqata “Jona”, që ka ndërmjetësuar dhe ka mundësuar rehabilitimin e grave të dhunuara fizikisht dhe sistematikisht nga bashkëshortët e tyre. Ndërkohë, objekt i dhunës në Sarandë vazhdojnë të jenë 3 gra të tjera.
Zonja Xhani thotë se megjithëqë ato janë divorcuar me vendime gjyqësore nga ish-bashkëshortët e tyre të dhunshëm, dhuna është sërish e pranishme mbi to. Shkak për këtë është vazhdimi i jetesës në të njëjtën banesë si më parë. Edhe pse në dhoma të ndara me mure, mënjanimi i dhunës, sipas saj, është i pamundur të arrihet duke pasur në përdorim mjedise të përbashkëta brenda të njëjtës banesë. Këto raste janë të tilla që nxjerrin në pah edhe mungesën e bashkërendimit mes institucioneve. “Gjykata vërtet e quan të përfunduar punën me dhënien e vendimeve, por shpesh zgjidhja nuk vjen vetiu”, thotë zonja Xhani. Sipas saj, tashmë ka ardhur koha që institucionet duhet të veprojnë të bashkërendojnë në koordinim edhe me shoqatat e grave.